Kapja e shtetit nga pushteti kriminal!

Për këtë pushtet kriminal e dimë të gjithë që nuk është normal, por edhe ne si popull a jemi normal, deri sa tolerojmë që një grusht pushtetarësh të tallen me ne???
A mund të jemi normal deri sa bashkëjetojmë me kriminelë?
A mund të jemi normal deri sa bashkëjetojmë me këta vrasës?
A mund të jemi normal deri sa bashkëjetojmë me ata që na vjedhin çdo ditë, ku me paratë tona janë bërë multimilionerë?
Kur do ta kuptojë ky popull, që ky pushtet është kriminal?
Kur do ta kuptojë ky popull, se ky pushtet i tanishëm nuk do ta zhvillojë këtë vend?
Kur do ta kuptojë ky popull se ky pushtet, na ka dërguar në greminë?
A jemi duke e ditur arsyen, pse s’po largohen nga pushteti?
A jemi duke e parë që ky pushtet e ka kapë shtetin, në çdo qelizë të saj?
Në shtetet normale një popull nuk do t’i lejonte këta kriminelë më në pushtet!

Në shtetet normale një popull nuk do bashkëjetonte me këta, por do t’i largonte me shqelma nga pushteti!
Neve si popull na duhet bërë një analizë e thellë, pse jemi kaq indeferent karshi këtyre gjërave të këqija të këtij pushteti!

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button