Vrasja e 4 personave, deputetja shqiptare dorëhiqet

Pas arrestimit te djalit te saj nga policia nen akuzen e përfshirjes se tij në vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeten te vrare 4 shtetas, deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani, dha dorëheqjen nga mandati i saj.

Deklarat e Xhuvanit u bë gjatë një konference për mediat me Kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e saj, Xhuvani tha se ngjarja është tragjike dhe i kërkoj ndjesë votuesve të saj.

“Ngjarja është tragjike, por s’ka lidhje me familjen, me mandatin tim. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi. Ti trajtojë të gjithë të barabartë. Kostandimi është djali im dhe pavarësisht të gjithave do të mbetet djali im. Por jam e bindur se drejtësia duhet të veprojë mbi të gjithë, për të hequr alibitë që ligji nuk zbatohet për të gjithë. I kërkoj ndjesë zonës ku jam zgjedhur dhe i kam paraqitur Kryeministrit Rama dorëheqjen time. Mos i ndodhtë askujt ajo që më ndodhi”,-deklaroi Luiza Xhuvani.

Lajme të ngjashme

Back to top button