Përse s’na lënë të jemi çfarë duam të jemi?

 Është koha që drejtësia të marrë frontin! Duam të jemi të lirë!

Përsëri dhe përsëri po dëshmohet liria jonë e ngujuar,përsëri po vihet në pah pseudodemokracia e cila na ka ngërthyer dhe s’na le të qojmë krye.Përsëri studentët peng i qëllimeve përfituese të hipokritëve.Përsëri vazhdon të mbizotërojë një aliteracion ofkëllues i dhimbshëm,një refren i trishtë!Vazhdon të na shoqërojë kërcënimi dhe pasiguria për jetën në ç’do hap që bëjmë për të sjellë ndryshime e për t’i dhënë frontin drejtësisë. Por deri kur?Deri kur do të vazhdojmë kështu?

Edhe sa duhet të presim që padrejtësia të gjejë udhën e saj të asgjësimit,edhe sa duhet të presim për të pasur lirinë që ne të gjithë meritojmë? Të na dëgjohet zëri dhe vullneti ynë. Vallë jemi ca hiça mikroskopikë që s’po na vënë re e s’po na përfillin? Ku na mbajnë kur vendimet thelbësore ndërmerren,prania jonë vallë është barrierë për qëllimet e të tjerëve?

Në ç’skuta të errta ndërmerren vendime të padrejta në interes të të paftyrëve e hipokritëve të cilët s’mbajnë mbi supe përveç barrën e rëndë të padrejtësisë dhe postit që nuk ja dinë vlerën e rëndësinë. Zëri ynë studentor megjithatë dëgjohet,sepse në fakt studentët nuk vuajnë nga shurdh-memecëria siç po pandehin ato që tentojnë me ç’do kusht ta heshtin. Zëri studentor buqet,edhe pse nuk është e lehtë të thërrasësh e ta shprehësh të vërtetën sepse e vërteta jonë i dhemb dikujt.

S’qenka e lehtë sepse sa herë që ngjitesh të rrëzojnë tinëzisht,të rrëzojnë e të asgjësojnë. Të gjithë e duan drejtësinë por jo gjithkush do të jetë i drejtë sepse krahas të gjithave rëndësi primare ka egoja e sëmurë e maniakëve për pushtet. Studentë të dashur,të luftojmë për atë që na cënohet dhe për atë që na përket.T’i qëndrojmë vigjilent drejtësisë e synimit tonë,të drejtave që kemi sepse herët ose vonë drejtësia triumfon. Askush nuk na ka thënë që padrejtësia është e pavdekshme,është e fortë, por vdes një ditë!

Lajme të ngjashme

Back to top button