Arritja dhe ngecja e shërbimeve publike në Maqedoni

Administratat moderne sot dhe administratat bashkëkohore, synim primar i kanë shërbimet publike pa nuanca të ngacmimit të dinjitetit, moralit apo ndjenjave të qytetarit, shërbimet janë ato të cilat synohet realizimi i interesave të qytetarëve në mënyrë solide.
Republika e Maqedonisë me një demokraci të brishtë, dhe një shtet jo i së drejtës, sistem juridik jo të drejtë dhe standard ekonomik të ulët të jetesës, ofrimi i shërbimeve publike ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe qasja në këto shërbime është një fenomen që po shqetëson qytetarët e këtij vendi gati se çdo ditë e më tej.

Republika e Maqedonisë në procesin e tranzicionit nga kalimi i sistemit komunist në një shtet demokratik, u ballafaqua me krizën ekonomike dhe sociale, e cila e vështirësonte ndërtimin e një shteti juridik dhe funksional dhe do të ballafaqoheshe me sfidat e kohës që do të shndërrohej në shtetin e mirëqenies dhe në këtë kontekst do të ofronte shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Vitet e nëntëdhjeta respektivisht vitet pas pavarësisë së saj njihen vite të stagnimit ekonomik, juridik, social, dhe vite ku segmenti i shërbimeve publike nuk ju korrespondonte qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Sistemi i njësive të vet-administrimit lokal i proklamuar me kushtetutën e viti 1991 mbeti i pa zhvilluar, respektivisht u zhvillua një centralizim i skajshëm me motive të qarta politike dhe etnike që vështirësonte ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Republikën e Maqedonisë.
Republika e Maqedonisë si një shtet me një kushtetutë e regjimit maqedonas, të vitit 1991 nuk i barazonte të drejtat e popujve tjerë si psh. shqiptarët që jetojnë me përqindje të mëdha, ku kërkesa e tyre ishte kërkonin të drejtat e tyre, gjuhën amtare, ndarjen e buxhetit që ju takonte, si dhe kërkonin shërbime të mira dhe të pavarura pa ndikime politike dhe etnike.

Me kryengritjen e popullit shqiptar të vitit dy mijë e një u bë një kompromis mes maqedonasve dhe shqiptarëve e cila sot njihet Marrëveshja Kornizë e Ohrit, nga kjo marrëveshje arriti një rrugëdalje nga sistemi i atëhershëm në atë të paqes dhe mirëkuptimit si dy komunitete të mëdha në këtë vend me të drejtat po thuajse të barabarta.
Nga kjo marrëveshje e firmosur rrjedh procesi i decentralizimit i cili dha një hap të madh shërbimeve publike në të gjitha sferat si në ato organet lokale dhe qendrore.

Decentralizimi si rrjedhojë dhe proces shumë kyç dhe i rëndësishëm nga marrëveshja e Ohrit nuk arriti të zbatohet prej themelimit të saj e deri më tani. Si ngecje e madhe vjen nga organet përkatëse qendrore dhe ekzekutivi (qeveria) ende nuk po merr vendimmarrje për zbatimin e ligjit për decentralizim dhe implementimin e tij.
Shërbimet publike në Republikën e Maqedonisë janë të rregulluar me ligj, institucionet e shtetit janë ato të cilat duhet të zbatojnë ligjin, dhe mos zbatueshmëria e ligjit për shërbime publike si në ato organet vendore dhe qendrore e kanë sjellë vendin tonë tashmë në një pozitë të jashtëzakonshme që kur nuk ka qenë kështu.

Çështja e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve të R.M -së, paraqitet nga administrimi jo i mirë i organeve shtetërore dhe publike, mungesa e bashkëpunimit të organeve autoritative (qëndrore dhe lokale), mos ndarja e mjeteve buxhetore për ato komuna që ju takon me ligj si psh:
Komunat me vendbanim shqiptar kanë mungesë sot e kësaj dite të mëdha të mjeteve financiare që qeveria e R.M.-së i anashkalon dhe nuk ju lëshon mjete financiare atë si ju takon, pastaj çështja e shërbimeve me karakter publik të atij qytetari vjen ngecja edhe nga mos përgatitja jo adekuate e nëpunësve administrativ, sjellja jo e mirë e nëpunësve administrativ, rritja e numrit të pa nevojshëm të nëpunësve administrativ në institucionet publike, mos njohja e mirë e punëve dhe procedurave administrative, nervoza e pa nevojshme e personelit të nëpunësve, mos respektimi i rregullave të orarit të punës, zgjidhja jo e drejtë e problemit të marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë, gjendja e rëndë ekonomike financiare, administrimi i shërbimeve jo i pavarur dhe transparent dhe kjo është një pasqyrë reale dhe neglizhenca e institucioneve të R.M.-së në mos ofrim të mirë të shërbimeve publike ndaj qytetarëve të saj.

Gjithçka që u tha më lart arrijmë në fund se Republika e Maqedonisë nga sistemi i atëhershëm komunist në sistem demokratik nga shtetbërja e saj dhe arritja e Marrëveshjes së Ohrit e deri më tani nuk ka bërë fare një progres të mirë në sferën e shërbimeve publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button