Shqipëria për herë të parë në Festivalin e filmit në Kolorado
Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në Festivalin e filmit në Kolorado me produksionin anglo-shqiptar, dokumentarin “Here be dragons” nga regjisori të Mark Causin, njofton ATSH.
Producenti i këtij prodhimi, Genc Përmeti e cilëson mjaft të rëndësishëm pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të dokumentarit prej 78 minutash vihet rëndësia e celuloidit dhe kinemasë.
Dokumentari rrëfen impresionet e regjisorit për Shqipërinë, marrë nga televizori dhe kinemaja, të cilat i ndërthur dhe me ardhjet e tij të shpeshta në Shqipëri.
Festivali i filmit do të mbahet në gusht dhe krahas filmave artistikë, një vend të rëndësishëm do të zërë edhe filmi dokumentar, seksion ku përfaqësohet edhe Shqipëria./Portalb