Botohet trilogjia për Ramiz Kelmendin

Autori Xhemail Peci ka promovuar në Prishtinë veprat kushtuar profesorit Ramiz Kelmendi i cili ka dhënë kontribut të shquar për letërsinë, kulturën dhe gazetarinë shqiptar.

Profesori i cili një jetë të tërë ia kushtoi krijimtarisë dhe edukimit të brezave, Ramiz Kelmendi është bërë subjekt i krijimtarisë së autorit Xhemail Peci.

Ai ka shkruar tri vepra në shenjë respekti dhe nderimi për profesorin, të cilat u promovuan të hënën në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. “Ramiz Kelmendi Sokol Halili i Letrave Shqipe”, “E Bukura dhe e Madhërishmja në Penën e Ramiz Kelmendit” dhe “Ramiz Kelmendi dhe Sibila e Ulqini”, është trilogjia e cila tash e tutje është në duar të lexuesve.

I pranishëm në këtë ceremoni, Don Lush Gjergji vlerësoi lart presonalitetin dhe kriimtarinë e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

“Njeriu i cili pjesën e madhe të jetës ia ka kushtuar krijimtarisë, kulturës shqiptare dhe më se 60 vjet është bërë pjesë përbërëse e gjithë asaj çka flitet, mendohet, shkruhet dhe jetohet shqip duke i dhënë kuptim, domethënie, shije, bukuri e mbi të gjitha duke e shquar atë me dashuri krijuese”, ishin këto fjalët e Dom Lush Gjergjit për profesorin./ Kultplus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button