Gostivar, për të hapur rrugën drejtë qendrës duhet të rrënohen disa shtëpi

Disa familje nga Gostivari prej disa muajve jetojnë në ankth për shkak se kanë marrë vendimet për rrënimin e shtëpive.

Eskavadorët kanë ardhur pranë shtëpive, por një grup njerëzish kanë dalë si mbrojtje e gjallë për të ndaluar rrënimin e shtëpive. Ata thonë se posedojnë dokumente për shtëpitë e tyre, transmeton Alfa.

Shtëpitë prishen për të hapur rrugën drejtë qendrës së qytetit, ndërsa kryetari Nevzat Bejta thotë se komuna nuk prish, por ndërton rrugë që është në përputhje me ligjin.

Familjet kërkojnë që të dëmshpërblehen sipas çmimit të tregut për gjithë pronën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button