ANALIZË: Gratë e reja cak i ligjit të ri – a do të ketë diskriminimin?

Diskriminim gjinor, harxhim për kompanitë, përzgjedhje gjatë punësimit – projekti të cilin e paralajmëroi drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor, sipas të cilit firmat do t’i paguanin kompensimet për pushimin e lehonisë dhe pushimet mjekësore shkaktuan reagime serioze në opinion. Një pjesë e biznesmenëve komentojnë se kjo zgjidhje ligjore mund të jetë problematike nga disa aspekte ndërsa ekspertët për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se ky model mund të jetë hyrje në një diskriminim të ri të të rinjve tëgjinisë femërore.

Burrat me status më të mirë nëpër firma, gratë në listën e atyre që janë “joaktive”

Vetë firmat, në pako me rrogën do t’i paguajnë kompensimet dhe rrogat për pushimin e lehonis dhe atë mjekëtosr, e pastaj shteti do t’i kompensojë harxhimet. Kjo zgjidhje që e paralajmëroi drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor, fillimisht duheshte të hyjë në fuqi pas vitit të ri. Në fakt, kjo zgjidhje të cilën e paralajmëroi drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor, fillimisht duheshte të hyjë në fuqi pas vitit të ri. Në fakt, këto kompensime që tani paguhen nga fondet shtetërore, duhet të bëhen barë e firmave.

Bëhet fjalë për masë e cila është pjesë e programit partiak të VMRO-DMPNE-së dhe e cila, sipas propozuesit duhet të sigurojë pagesë në kohë të të punësuarve sipas kësaj baze.

“Bëhet fjalë për modelin slloven, ku firmat i paguajnë kompensimet për pushimet mjekësore dhe ato të lehonisë në të njëjtën ditë me rrogat, ndërsa FSSH-ja do ta kompensojnë harxhimin e punëdhënësit. Projekti do të zhvillohet në këtë mënyrë – firma ia paguan kompensimin të punësuarit, ndërsa Fondi pastaj ia kthen atë firmës. Me këtë projekt, do të sigurohet vazhdimësi në të hyrat e mjeteve që i marrin qytetarët në kushte kur ato janë shumë të nevojshme për to, në datën e njëjtë sikurse edhe rroga e kolegëve të tyre” – deklaroi para do kohësh drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor, Maja Parnaxhieva Zmejkova.

Çka do të thotë ky model për punëdhënësit dhe për të punësuarit?

Me vetë faktin që firmat do të duhet menjëherë t’i paguajnë këto kompensime, kjo do të thotë se sektori privat është ai që duhet ta përkrahë qeverinë që të fitojë në kohë – thotë për “Portalb”-in, Arben Halili nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

“Shteti fiton në kohë, gjegjësisht bën kreditim pa kamatë, për shkak se atë harxhim tani ua faturon kompanive. Kompanitë kanë harxhime të shtuara për një periudhë të caktuar kohore. Paramendoni një kompani të vogël me 10-15 të punësuar. Nëse hipotetikisht ndodh që katër gra në periudhën e njëjtë të shkojnë në pushim të lindjes, atëherë kjo do të thotë se kompanisë i shtohen këto harxhime deri në 40% në periudhë prej 9 muajsh. Cila është ajo kompani që mundet ta mbajë këtë barë. Poashtu, nuk dihet sigurt se kur kjo kompani do të mundet t’i kthejë mjetet nga Fondi. Periudha nga dita e dyfishimt të këtyre harxhimeve deri në momentin e pagesës së këtyre mjeteve nga fondi, për shumë kompani që janë të vogla mund të jetë i kobshëm” – thotë Halili.

Sipas profesoreshës universitare Mirjana Najçevska, zgjidhja e këtillë do të jetë problematike për gratë e reja.

“Mendoj se kjo zgjidhje do të ndikojë që të rritet trajtimi dhe qasja jo e barabartë e punëdhënësve ndaj grave. Nëse një firmë e di se do të ketë harxhime plotësuese në një moment të dhënë, kjo do të thotë edhe ndërlikim të gjendjes për shkak se do të kërkohet mënyrë që kjo të evitohet.” – vlerëson profesoresha Najçevska për “Portalb”-in dhe shton:

“Mendoj se zgjidhja e këtillë do të kontribuojë që të rritet moskonkurrenca e grave në tregun e punës dhe prandaj them se kjo mund të jetë bazë faktike për diskriminim. Punëdhënësit do të jenë të detyruar të kërkojnë dhe të punësojnë burra edhe sikru çmimi të jetë fuqi më e kualifikuar punëtore femërore. Në vend të krijojnë vështirësi dhe komplikime, dhe të jenë në paqartësi se në çfarë mënyre do t’i kthejnë paratë, punëdhënësit do të përcaktohen për variantë më të thjeshtë, të punësojnë burra. E gjithë kjo do të rrisë dallimin edhe ashtu të madh ekonomik dhe socila ndërmjet burrave dhe grave” – thotë profesoresha.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti për statistikë, edhe numrat aktualë tregojnë se ka dallime dramatike në përqindjen e punësimit të burrave dhe grave

Kështu, deri në fund të kuartalit të dytë të këtij viti, përqindja e punësimit të burrave ka qenë 52%,ndërsa e grave 35%. Ja se çka tregojnë të dhënat për numrin e të punësuarve sipas gjinisë:

Numri i përgjithshëm i të punësuarve      678 467

Burra                                                              404 297

Gra                                                                  274 170

Kjo do të thotë se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, pothuajse 60% janë burra ndërsa 40% janë gra. Edhe një statistikë negative tregon matja e statusit të punës së grave dhe të burrave. Kështu, sipas të dhënave nga edicioni “Burra dhe gra”, që e botoi Enti për statistikë, thuhet se është dukshëm më i madh numri i burrave që janë të punësuar “formalisht” se sa ai i grave.

Statusi i punësimeve, në vitin 2012:

Burra të punësuar formalisht         301 517

Gra të punësuara formalisht          202 741

Te punësimet “joformale”, ky dallim është më i vogël, gjegjësisht në vitin 2012 statusi të të punësuarve “joformalë” kanë pasur 91 mijë burra dhe 55 mijë gra.

Sipas profesoreshës Najçevska, si tregues se megjithatë ka diskriminim gjinor janë edhe të dhënat për popullatën aktive dhe atë joaktive. Në fakt, sipas matjeve zyrtare, në tremujorin e dytë të këtij viti, në vend ka pasur pak më shumë se 716 njerëz joaktivë. Prej tyre, më shumë se gjysma janë gra.

Popullata joaktive – gra                  451.393

Popullata joaktive– burra               264.703

Ajo që sipas ekspertëve alarmon është trendi i rritjes së mëtutjeshme të popullatës joaktive femërore ndërsa te popullata joaktive mashkullore vërehet trend i zvogëlimit.

Nga ana tjetër, biznesmenët thonë se zgjidhja parasheh kompensim të harxhimeve, por pyesin se a do t’u kthehen paratë në afate të caktuara dhe në kohë, si dhe në çfarë mënyre.

Derisa aktivistët dhe ekspertët për të drejtat e njeriut alarmojnë se modeli i ri në vend të pagesës në kohë të kompensimeve, do ta rrisë rrezikun nga diskriminimi gjinor, propozuesi thekson se efekt pozitiv nga kjo zgjidhje do të kenë rreth 30.000 qytetarl që shfrytëzojnë pushim mjekësor.

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit për shëndetësi, vitin e kaluar janë paguar pothuajse 28 milionë euro për pushim lehonie./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button