HTC nuk ka të ndalur

HTC raportoi rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori kompania arriti të fitojë 1.38 miliardë dollarë të ardhura, me një profit në neto prej 19.7 milionë dollarësh.

Telefoni inteligjent HTC One (M8) ishte ai që i solli më shumë përfitime kompanisë gjatë këtij tremujori, i cili vazhdoi të shitej mirë edhe gjatë kësaj periudhe pavarësisht rritjes së konkurrencës. Linja e pajisjeve Desire me parametra mesatarë ishte gjithashtu fitimprurëse për HTC-në, megjithatë kompania nuk zbuloi shifrat ekzakte të njësive të shitura.

HTC ka prezantuar disa pajisje të reja gjatë këtij tremujori. Fillimisht ajo bashkëpunoi me kompaninë Microsoft për të realizuar një version Windows Phone të pajisjes së saj me sistemin Android. Pastaj kompania prezantoi kamerën RE, telefonin inteligjent të krijuar posaçërisht për selfie, Desire Eye, si dhe tabletin Nexus 9 të krijuar në bashkëpunim me kompaninë Google.

Lajme të ngjashme

Back to top button