Samsung prezanton serinë e telefonave Galaxy A

Është folur shumë në internet për serinë e pajisjeve Galaxy A të Samsung-ut, A3, A5 dhe A7. Këta tre telefona do të bëjnë pjesë tek pajisjet me parametra mesatarë të kompanisë. Telefoni Galaxy A3 do të ketë procesorin Snapdragon 410 me shpejtësi 1.2GHz, 1GB RAM, ekran 4.5 inç me rezolucion 540×960 pikselë. A5 do të ketë të njëjtin procesor, Snapdragon 410, ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pikselë.

Ndërsa A7 do të ketë veçori pak më të mira, si ekrani 5.2 inç me rezolucion 1080×1920 pikselë, 2GB RAM dhe do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 615 SoC me shpejtësi 1.5GHz. Sipas “Korea IT Times”, këta telefona të rinj do të dalin në tregun kinez në fillim të muajit nëntor, dhe kompania shpreson që të fitojë pjesën e tregut të humbur në këtë vend për shkak të pajisjeve të kompanisë Xiaomi. Kjo është edhe arsyeja se përse Samsung ka vendosur të krijojë pajisje me parametra mesatarë dhe me një çmim të arsyeshëm. Çmimi i telefonave Galaxy A do të jetë nga 350 dollarë deri në 500 dollarë, i cili është pak më i lartë se çmimi me të cilin shitet telefoni Mi4 i kompanisë Xiaomi.

Lajme të ngjashme

Back to top button