Shkup, ekspozitë me veshje popullore dhe ushqime tradicionale shqiptare

Sot në Kurshumli An – Çarshia e vjetër e Shkupit, shoqata Qytetare AKSI –KARSHIAKË organizoi ekzpozitë me veshje popullore dhe ushqime tradicioanle karakteristike për rajonin e Karshiakës të gërshetuar me këngë dhe valle të vjetra shqipëtare. Në këtë program mori pjesë edhe sekretari shtetrorë në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shepabi, myftiu i myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani,sekretari gjenenral i Komunës Bursa të Turqisë me prejardhje nga Karshiaka e Shkupit si dhe kryetar komunash, shoqatash deputet dhe shumë të tjerë dashamirë të artit popullorë. 

554535_389388477890648_5673917460491437057_n

10347482_389388111224018_8786134653569430899_n

Vendbanimet apo fshatrat që ende e ruajnë këtë thesar nga Karshiaka janë Patishka Reka, Maja e zezë , Çifliku, Koliçani i epërm dhe i Poshtëm,Cvetova dhe disa fshatra tjerë që gjenden në malësinë e Karshiakës së Shkupit. Gjithashtu ushqimet apo kuzhina popullore është me mjaftë laramani dhe me përkushtim është përcjellur brez pas brezi.
10624737_389387767890719_5713016683042048209_n

10687090_389387811224048_6428845834167055332_n

Ndër më të vecantat janë Flija, Bakërdari, Tatlia ose ëmbëlsira me krunde që mund ta gjeni vetëm në Karshiakë dhe disa ushqime tjera tradicionale që sot pjesëmarësit patën mundësi ti shijojnë. Njëherit falemnderojmë edhe familjet e ketyre fshatrave të Karshiakës nga ku janë mbledhur këto materijale dhe e kanë ruajtur këtë trashëgimi të pasur dhe shpresojmë në një të ardhme të afërt në Karshiakë të kemi edhe një Muze ose Shtëpi të Kulturës ku edhe në mënyrë institucionale do ta ruajmë thesarin e popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button