Rama: Forcimi i Shqipërisë europiane përmes dijes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot vizitoi Vlorën me rastin  e 20 vjetorit të themelimit të Universitetit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Rama thekson se Shqipëria europiane do të forcohet përmes dijes.

Sipas kreut të qeverisë, diferencën e bën dija dhe jo pasuritë natyrore që vendi i ka, apo nuk i ka.   “Sot në 20 vjetorin e themelimit të Universitetit të Vlorës, duke folur për domosdoshmërinë e një kapërcimi të madh, që universitetet tona duhet të bëjnë për të zhvilluar shoqërinë e dijes, për t’u hapur karshi inovacionit nga njëra anë dhe për të qenë të hapura në raport me tregun e punës dhe me komunitetin, nga ana tjetër. Sepse është e qartë, të zhvilluar janë ata që dinë dhe jo ata që kanë, diferencën e bën dija dhe jo pasuritë natyrore që vendi i ka, apo nuk i ka”, tha Rama.  –

Lajme të ngjashme

Back to top button