10 truke makeup-i për të cilat askush nuk ju ka folur

Ndihuni më mirë nën sigurinë e një makeup-i profesional të bërë nga vetë ju.

Truku nr 1: Fshehja e qeskave poshtë  syve
Shumica prej nesh e kanë  zakon të  aplikojnë një shtrese korrektori në  të  gjithë zonën e syve, por ky truk edhe pse fsheh qeskat, ju evidenton rrudhat. Është më mirë t’i evidentoni qeskat e syve dhe më pas të aplikoni një hije më të errët në  pjesën e fryrë.
Truku nr 2: Përdorni drejt shkëlqyesin e syve
Ka shumë  gra që e përdorin shkëlqyesin e syve, por e përdorin të  fundit. Përdorni tonin me shkëlqim në fillim, pastaj kaloni drejt hijeve të  errëta në  mënyrë që të krijoni maksimumin e dritë -hijes, çka do ta bëjë të duket i përkryer syrin tuaj.
Truku nr 3: Merrni maksimumin nga maskara juaj
Maskara tenton të  thahet pë r shkak të  përdorimit të  shpeshtë . Maskara duhet të  jetë  një  investim i mirë, kështu që shtojini asaj dy pika Visine (lot artificialë ) ose çdo lloj tjetër pastruesi për sytë  dhe tundeni furçën brenda.
Truku nr 4: Zmadhoni në  mënyrë  shumë  të  thjeshtë  sytë  tuaj
Është  e natyrshme që  të  përdorni ngjyrën e bardhë  për të  zmadhuar një  pjesë  të  fytyrës suaj dhe makeup-in e errët për të zvogëluar. Kur bë het fjalë  për sytë  tuaj, thjesht nënvizoni me një  laps të bardhë  vijë n e syrit në  pjesën e poshtme në  vend të ngjyrë s së  zezë  që  përdorni zakonisht.
 Truku nr 5: Çfarë  është  “vija e ngushtë ”?
Një mënyrë për të  vijëzuar pjesën e sipërmet të  qepallës  midis qerpikëve. Kjo është  një  mënyrë  për të  treguar që  nuk keni vendosur shumë  grim, por keni vendosur një  ngjyrë  dhe keni definuar sytë  tuaj. Gjatë  ditës mund të  përdorni ngjyra më natyrore se e zeza.
Truku nr 6: Sekreti i qerpikëve të  valëzuar
Merrni maksimumin e dredhëses tuaj të  qerpikëve duke e aplikuar atë  që  në  rrënjë  të  qerpikëve dhe pastaj hiqeni dredhësen me kujdes në  pozicion të  kundërt. Kjo krijon valëzim të  dyfishtë  që  zgjat më  shumë .
Truku nr 7: Krijoni një lift sysh
Gjithçka që  ju duhet është  një  laps sysh rozë .Vizatoni me të  gjithë  pjesën e kockës poshtë vetullës për të krijuar idenë e një harku të  lartë  dhe pastaj, përziejeni, përziejeni, përziejeni derisa të  bëhet i padallueshëm.
Truku nr 8: Parandaloni fshirjen e lapsit
Aplikoni një  shtresë  pudre pluhur(preferohet pudër translucente), pikërisht poshtë vijës së lapsit për të krijuar një  barrierë  të padukshme e cila do ta mbajë lapsin në  vend.
Truku nr 9: Krijoni buzë  3D
Këtë efekt mund ta krijoni duke vendosur pak shkëlqyes në  mes të  buzës së  poshtme. Pastaj provoni të përdorni pak blush rozë ose një ton sysh. Duket shumë  bukur.
Truku nr 10: Të  mbuloni siç duhet puçrrat
Nëse një puçërr ju shfaqet papritur, mënyra më e mirë për ta mbuluar është përdorimi i korrektorit. Por mos e bëni në  të  njëjtën mënyrë që e keni bërë deri tani. Vendosni pak korrektor në majën e furçës së një peneli dhe thjesht vendoseni mbi puçërr, mos e shpërndani me gisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button