Si të bëjmë që makina jonë të kryejë 400 mijë km

Makinat e reja sigurisht qe janë te mira. Ato përfaqësojnë fjalën e fundit jo vetëm te teknologjisë se prodhimit te motorëve, por edhe përmirësime ne dizajn, ne përdorimin e materialeve te reja me cilësore etj.

Por ka njerëz qe o për shkak te nostalgjisë dhe dashurisë për makinën e vjetër, por me shume akoma edhe për shkak te pamundësisë financiare, detyrohen ne përdorin atë qe kane ne dispozicion për një kohe te gjate.

Por si te bëjmë qe makinës t’i zgjasim sa me shume jetën, ta bëjmë atë qe edhe pse e “moshuar” te jete ne gjendje te përshkojë sa me shume kilometra, dhe pse jo, te duket e re, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.
Me poshtë janë disa këshilla te vlefshme:

1. Gjeni një mekanik te mire dhe te besuar dhe mos e ndërroni me. Njëlloj si pacienti me doktorin.

2. Trajtojeni mire makinën, pa abuzuar me mundësitë potenciale te saj. “Fast and Furious” është vetëm një film qe nuk duhet marre si shembull.

3. Ndërrojini rregullisht vajin dhe kontrolloni gjithmonë nivelin e tij.

4. Parkojeni makinën gjithnjë ne hije. Rrezet ultra violet dëmtojnë bojën, xhamat, sediljet, tapicerinë e brendshme.

5. Mbani ne gjendje te mire radiatorin e ftohjes se ujit. Ai ka një rendësi te madhe dhe dëmtimi i tij mund te çojë ne dëmtim te motorit.

6. Zëvendësoni ne kohe rripin e transmensionit. Dëmtimi dhe këputja e tij është me pasoja te mëdha për vete motorin. Çdo rrip ka kohen e vet te punës dhe tejkalimi i saj është i rrezikshëm dhe me pasoja.

7. Kombinoni lëvizjet e shkurtra me ato te gjata. Lëvizjet e shkurtra e vrasin motorin. Vaji nuk arrin ne temperaturën e duhur, po kështu edhe uji. Nëse zakonisht kryeni lëvizje te shkurtra, rekomandohet qe ato te kombinohen edhe me te gjata, një here ne jave, se paku për 20 minuta ne shpejtësi normale.

8. Veçanërisht ne dimër, këshillohet një ngrohja paraprake e motorit përpara se te lëvizni. Kur është ftohte, mundohuni te shmangni lëvizjet e kota.

9. Mbajeni atë gjithnjë te pastër. Ambienti përmban gjithnjë papastërti te cilat duke qëndruar gjate mbi makine, dëmtojnë bojën dhe me pas edhe llamarinën e saj.

10. Përdorni karburant te mire. Përdorimi i karburanteve te lira, ne fakt ka shume gjasa qe tu kushtoje me shtrenjte.

11. Kujdesuni për tapicerinë dhe sediljet. Veshja e tyre me këllëf do te ishte një këshillë e mire. Po kështu këshillohet edhe zëvendësimi i tapeteve tek këmbët.

12. Mos injoroni monitorimin e te dhënave për shërbimet e makine ne kroskot. Sinjalizimet qe ju vijnë nga ekrani i kruskotit duhet te vlerësohen dhe te merren masa për kryerjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button