11 arsye të çuditshme pse shtojmë në peshë

Ka raste kur ndërsa jemi duke e përpjekur qe te ruajmë një forme te mire te trupit, ndjekim dieta dhe bëjmë sport, përballemi me një realitet te dhimbshëm dhe te kundërt te asaj qe dëshirojmë, shtimin e peshës.

Dhe ndonëse kjo është një gjë qe evidentohet menjëherë sapo kemi hipur ne peshore, mbetemi te çuditur teksa shohim numrat, dhe nuk gjejmë dot arsyen për te shpjeguar fenomenin.

Për te marre një përgjigje për këtë problem, ju drejtuam specialistit te nutricionit, Dr. Bob Wright is Drejtor i “Education Hilton Head Health” ne SHBA.

1. Kur prishim balancën metabolike. Sasia e kalorive qe marrim është me e madhe se sa ajo qe djegim. Është e rëndësishme është qe te dimë se kur jemi ne fazën e uljes se peshës, duhet te kemi një deficit kalorifik. Mënyra me e mire për te mundësuar këtë janë ecjet, por dhe ulja e sasisë kalorifike qe marrim përmes ushqimit.

2. Mungesa e gjumit. Pa orët e nevojshme te gjumit, organizmi nuk është ne gjendje te punoje ashtu siç duhet. Trupi ka nevoje për 7-8 ore gjumë dhe pa to shume parametra qe lidhen me metabolizmin dhe prodhimin hormonal modifikohen, përveç ndikimit ne nivel te sistemit qendror nervor.

3. Lëngjet kalorifike. Është i njohur fakti qe shume lëngje, kryesisht frutash kane ngarkese kalorifike, por pa qene ne gjendje te kënaqin oreksin tuaj. Kështu qe qendrorin sa me larg te jete e mundur dhe mos i konsideroni si një mënyrë ushqimi.

4. Kujdes me ushqimet e shëndetshme. Ekziston ideja se kur është fjala për te konsumuar ushqime te tilla, ku ne radhe te pare futen frutat, mos u kurseni se ato nuk ju shëndoshin. E vërteta është se edhe ato kur tejkalohet masa krijojnë një mbingarkese kalorifike ne organizëm.

5. Stërvitja me pesha. Kur stërvitemi me pesha, tentojmë te rrisim masën muskulore qe ne këtë rast zmadhohet me shpejt se ajo mase e trupit ne forme dhjami qe humbasim.

6. Anashkalimi i vakteve te ngrënies. Kjo taktike nuk është e rekomanduar dhe këshillohet qe te gjitha vaktet te konsumohen rregullisht por ne doza te kujdesshme dhe te pranueshme.

7. Kur mashtrohemi nga etiketat e produkteve ushqimore. Jo rralle ndodh qe ne etiketa te shënohet “Pa yndyre”. Mos u mashtroni nga kjo, pasi sasia e yndyrës, përgjithësisht zëvendësohet prej sheqernave te cilat ne fakt shërbejnë për t’i dhënë atij shije dhe arome.

8. Konsumi i pakontrolluar pas stërvitjes. Është e natyrshme qe te kënaqni oreksin tuaj pas një stërvitje te lodhshme, por kujdes, për këtë nuk janë te përshtatshme te gjitha ushqimet. Ndaj është e nevojshme te jemi selektive edhe ne këtë drejtim.

9. Mbistërvitja. Stërvitja e tepërt është një faktor qe shpesh çon ne rritje te peshës. Ato prekin organizmin ne nivel psikologjik. Ajo e vendos organizmin ne një stres te panevojshëm çka shoqërohet me te kundërtën e asaj qe dëshirojmë.

10. Stresi. Përgjithësisht stresi shoqërohet me mungese oreksi, por streset e zgjatura çojnë ne rritje te oreksit dhe rrjedhimisht ne shtim ne peshe.

11. Dehidratimi. Uji është një mjedis qe favorizon djegien e yndyrave dhe bashke me to edhe te kalorive, ndërkohë qe e kundërta çon ne ngadalësim te metabolizmit, lodhje, çrregullime intestinale.

Lajme të ngjashme

Back to top button