Daçiç: Kosova po ikën, nuk mund të ndalim anëtarësimet ndërkombëtare

Gazeta serbe “Novosti” ka bërë një analizë të hollësishme për Kosovën.

Duke u ndalur tek anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, gazeta shkruan se Kosova po hyn në shumë organizata dhe se Serbia nuk po bën gjë kundër anëtarësimit.

Ivica Daçiç ka thënë se Serbia me lobimin e saj do të mundohet që Kosova të mos anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, por se kjo nuk mund të ndalet.

Në një kohë që Kosova njihet nga më shumë se 100 shtete të botës, ajo e ka të lehtë të anëtarësohet në organizata të ndryshme botërore, të cilat kërkojnë 2 të tretat e votave për anëtarësim./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button