De Biazi shpall listën për miqësoret e ardhshme në 8 nëntor

FSHF ka njoftuar se Trajneri i kombëtares shqiptare, do të jetë të shtunën e ardhshme më 8 nëntor përballë gazetarëve.

Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet miqësore kundër Francës më 14 nëntor, në Rene dhe asaj kundër Italisë më 18 nëntor në Genoa, trajneri Xhani De Biazi do të dalë në një konferencë për shtyp më 08.11.2014, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, transmeton OraNews.

Konferenca, do të zhvillohet në orën 11.00 dhe krahas programit të përgatitjeve për këto dy miqësore luksi, trajneri do të shpallë edhe listën e të besuarve të tij dhe njëkohësisht do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në lidhje me miqësoren.

Lajme të ngjashme

Back to top button