Putini hap televizion në Londër

Agjencia ruse e lajmeve, “Rossya Segodnya” – “Rusia Sot”, nisi të enjten transmetimet me një kanal të ri televiziv në Britani, me premtimin se do të sfidojë “mediat dominuese” dhe do të mbajë nën mbikqyrje qeverinë vendase.

“Russia Today”, siç quhet në anglisht kanali televiziv, do të transmetojë çdo ditë pesë orë me programacion nga Britania, ku do të ketë edicion lajmesh, dokumentarë dhe emisione të ndryshme. Ndërsa pjesa tjetër e orëve do të mbushet me programet e kanaleve të tjera të agjencisë nëpër botë. Sipas korrespondentes kryesore të agjencisë në Britani, Laura Smith, kanali më i ri do të japë lajmet nga perspektivë alternative.

“Mendojmë se në tregun e lajmeve ka një boshllëk. Kur ndezin televizorin për të ndjekur lajmet, shikuesit britanikë gjejnë praktikisht të njejtën renditje, të njejët tituj, e madje edhe historitë janë të njejta. Ne themi se në Britani ka shumë më tepër se kaq, kështu që do të shohim për histori të tjera të cilat do t’I raportojmë nga perspektivë tjetër, me shpresën se do të tërheqim një tjetër pjesë të audiencës”, tha Smith.

Rregullatori britanik i transmetimeve po heton për disa ankesa që kanë ardhur në drejtim të rrjetit ndërkombëtar të Russia Today, për trajtimin e krizës në Ukrainë dhe për transmetimin pa çensurë të një militanti të Shtetit Islamik duke kryer një vrasje.

Kanali britanik do të jetë një staf prej 50 gazetarësh që do të punojnë në studion e ngritur në qendër të Londrës.

Vitin e kalaur, nismëtari i këtij rrjeti televiziv, Vladimir Putin, tha se projekti kishte si synim thyerjen e monopolit anglo-sakson të përcjelljes së lajmeve, duke pranuar se do të pasqyronte mendimet e qeverisë së tij për atë që ndodh në Rusi dhe në botë. Rrjeti RT, ka nisur transmetimin në vitin 2005 dhe ka variante në anglisht, spanjisht dhe arabisht. Sipas tyre, audience i kalon 700 milionë persona në më shumë se 100 vende./ OraNews/

Lajme të ngjashme

Back to top button