Dy presidentët Ivanov dhe Nikoliq do bashkojnë edhe qeveritë në një mbledhje të përbashkët

Presidenti i Maqedonisë i cili po qëndron në Beograd vlerësoi se bashkëpunimi  mes dyja vendeve është në nivel të lartë. Ai madje kërkoi thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Serbinë. Ivanov nga Beogradi paralajmëroi se seanca e radhës e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Shkup. 

‘Konstatuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera, dialogu  që kemi vendosur në nivel më të lartë vazhdon me intensitet të njejtë. Seanca e përbashkët e dy qeverive nxiti bashkëpunimin më të thelluar, shpresojmë seanca e ardhshme mes dy qeverive të mbahet në Maqedoni ku do të nxiten marrëdhënie më të mira edhe për ato ëështje për të cilat nuk kemi gjetur zgjidhej të përbashkët’, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq theksoi se marrëdhëniet mes dyja vendeve zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, ndërkaq nënvizoi formimin sa më shpejtë të një Komisioni të përbashkët që do të ndihmojë procesin e integrimeve evropiane të dyjave vendeve. 

‘Për sa i përket integrimit evropian të të dyjave vendeve konstatuam se formimi i një Komisioni të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes aderuese drejt Bashkimit Evropian me qëllim këmbimin e përvojave gjatë procesit të anëtarësimit është shumë me rëndësi për procesin euro-integrues. Ne ramë dakord që sa më shpejtë të formohet grupi punues për përgatitjen e programit operativ të bashkëpunimit territorial mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe për atë se si më lehtë të kemi qasje në fondet IPA për bashkëpunim ndërkufitar’, u shpreh Tomisllav Nikoliq, President i Serbisë. 

Ivanov dhe Nikoliq në qendër të diskutimeve të tyre kishin edhe zhvillimin e infrastrukturës mes dyja vendeve si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar nga 800 milion dollarë sa është tani, në 1 miliard dollarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button