Thaçi: Formimi i partive të reja tendencë për ta dëmtuar PDSH-në

Formimin e partive të reja , kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e konsideronë si tendencë për ta dëmtuar PDSH-në. Në një deklaratë për Radioja Evropën e Lirë, ai  tha se PDSH është e vetmja parti e opozitës shqiptare që arrin të mbijetojë politikisht.

“Ne kishim disa konkurrenca të pakuptueshme brenda opozitës shqiptare. Ju e dini, u formuan 4-5 parti të vogla, qëllimi i të cilave ishte ta mposhtin PDSH-në dhe jo ta mundin partinë në pushtet. Edhe sot ne jemi në një situatë të tillë, ku PDSH vazhdon të jetë partia e vetme opozitare që arrin të mbijetojë”, thotë Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button