Tradhtia dallohet vetëm me një shikim!

Jeni të dashuruar, por të gjithë miqtë tuaj ju thonë se ai djalë ju tradhton dhe se nuk bën për ju?

Mendoni se janë vetëm xhelozë për marrëdhënien tuaj? Më në fund, edhe shkenca ka demonstruar së fundmi se si të njohim një tradhtar nga veprimet e tij. Gazeta e Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Marrëdhëniet, ka kryer një studim te disa çifte, të cilët bashkëvepronin me njëri-tjetrin. Pasi panë disa video, pjesëmarrësit duhet të kuptonin se kush ishte tradhtari në klip.

Përgjigjet ishin pothuajse gjithmonë korrekte. Thjesht duke vëzhguar gjestet dhe fjalët e disa çifteve të fejuarish, pjesëmarrësit, edhe pse në mënyrë të pavarur, ia dolën që të diktonin gënjeshtarin e radhës. Kjo tregon se qeniet njerëzore kanë një shqisë të gjashtë të lindur për të kuptuar se kur një person shtiret përmes shenjave vizive.

Jemi të aftë të kuptojmë se kur një person po gënjen ose po fsheh diçka, qoftë nëpërmjet një sjelljeje nervoze, një dialogu të tensionuar apo edhe fshehjes së shikimeve. Studiuesi Nathaniel Lambert, psikolog në Universitetin Brigham Young, mendon se një aftësi e tillë mund të jetë evolutive: “Përgjatë viteve e kemi zhvilluar gjithnjë e më shumë shqisën e gjashtë, e cila na lejon që të ‘nuhasim’ një pabesi të mundshme”.

I njëjti psikolog ka thënë se është surprizuar nga rezultatet e arritura: “U habita nga përgjigjet e gjashtë pjesëmarrësve në studim, pasi ata panë një video për pak minuta. Nuk po arrija ta besoja se sa koherencë kishte mes konkluzioneve të tyre dhe mbeta i befasuar se sa shpesh kishin të drejtë”.

Pra ky është një lajm i keq për tradhtarët: jemi të gjithë të aftë që të njohim vetëm me një shikim shenjat e tradhtisë, pavarësisht faktit që duam apo nuk duam të përballemi me realitetin! Ndaj, kur të dyshoni mbi partnerin apo partneren tuaj, mjafton që të qëndroni përballë tij / saj dhe t’ia ngulni sytë mirë në fytyrë. Do të jetë fare e lehtë për ta dalluar, nëse ju ka tradhtuar ose jo, sigurisht duke i besuar pak edhe parandjenjës tuaj.

A po ju tradhton ai?

Ndoshta ka ardhur koha të ndaloni së gënjyeri veten tuaj me shpresa të kota dhe të komunikoni haptazi me partnerin. E vërteta është se meshkujt mund të preken ose të jenë të ndjeshëm ndaj çfarëdo lloj stresi që mund t’i ndikojë anën seksuale. Po sikur të jetë me të vërtetë i lodhur dhe s’i bëhet fare vonë për një sekretare shalëgjatë që ka në zyrë? Ndoshta, gjithçka ka të bëjë me krizën e moshës ose ai thjesht po kalon një periudhë të vështirë.

Vetë shqetësimet dhe dyshimet tuaja

Nëse e kapni veten duke justifikuar sjelljen e partnerit apo duke e bindur veten se partneri kurrsesi nuk mund t’ju tradhtojë, atëherë kjo është një shenjë shqetësuese. Intuita dhe përshtypjet tuaja janë zakonisht treguesit më të mirë se diçka nuk shkon siç duhet. Nëse dyshoni se partneri ju tradhton, bëni disa investigime dhe pastaj flisni me të rreth atyre që keni arritur të zbuloni.

Flisni me të në mënyrë të sjellshme dhe të qetë. Kërkojini ndershmëri. Jini të përgatitur për gënjeshtra. Është i trishtë fakti se njerëzit që tradhtojnë, bëhen gënjeshtarë të shkëlqyer. Njerëz të cilët ndoshta nuk kanë thënë kurrë një gënjeshtër në jetën e tyre. Besojini instinktit tuaj, por gjithashtu siguroni prova të forta e të pakundërshtueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button