Studentët fishkëllejnë testimin ekstern, rektorati nuk ka qëndrim

Rreth 200 studentë, kanë protestuar sot para rektoratit të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Studentët kanë kërkuar nga rektorati që të përkrahë kërkesat e tyre për anulimin e testimit ekstern për studentët. Studentët argumentuan kërkesat e  tyre për mos vendosjen e testimit ekstern në fakultete sepse ajo është antikushtetuese dhe në kundërshtim me sistemin e Bolonjës dhe do të prek drejtëpërsëdrejti autonominë e universiteteve.

Përfaqësuesja e studentëve Marija Mircevska u shpreh se Ministria e Arsimit duhet të dalë dhe të sqarojë me shkrim se çfarë në të vërtet dëshironë të bëjë.

Rektorati nuk ka qëndrim për testimin ekstern sespse nga ministria nuk ka marrë asnjë propozim konkret dhe se nuk dinë çfarë në realitet planifikon.

Lajme të ngjashme

Back to top button