Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Abu Dabi

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneut prestigjioz ‘Grand Slam’ që po mbahet në Abu Dhabi. Xhudistja pejane në finale e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu deri në 52 kilogram.
Majlinda e artë 500 Pikë për Lojêra Olimpike Nora mposhti Rusen mandej pësoj humbje fitoj 60 Pikë per Rio 2016 …”, ka shkruar Driton Kuka. trajneri i Majlindës në Facebook.

Majlinda Kelmendi kualifikohet në finale

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të turneut prestigjioz ‘Grand Slam’ që po mbahet në Abu Dhabi, pasi ka mposhtur francezen Annabelle Euranie në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogram.

Majlinda, kualifikohet në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale në turneun prestigjioz ‘Grand Slam’ i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogram, ka mposhtur italianen Odette Giuffrida.

Majlinda kualifikohet në çerekfinale

Majlinda Kelmendi mposhti kanadezen Ecaterina Guicia dhe u kualifikua në çerekfinale të Grand Slam turneut të xhudos në Abu Dhabi.
Xhudistja pejane doli fituese në ballafaqimin e saj të parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u kualifikuar tutje. Ndërsa, në ballafaqimin e radhës do të luftojë kundër italianes Odette Giuffrida.
Fitore shënoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova. Ajo, në kategorinë deri në 57 kilogramë doli fituese ndaj ruses, Tatiana Kazenyuk. Në rrethin tjetër, Nora do të ndeshet me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.

Lajme të ngjashme

Back to top button