MPB mbaron ekspertizën për sulmin ndaj qeverisë, fjalën e ka Prokuroria

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, deklaroi sot se ekspertiza mbi sulmin ndaj godinës së Qeverisë ka mbaruar. Sipas saj të gjitha të dhënat i janë dërguar  Prokurorisë Publike për procedurë të mëtejshme.

“Lidhur me këtë incident, MPB-ja veproi në bazë të të gjitha urdhrave të Prokurorisë Publike. Të gjitha provat dhe informacionet e deritanishme i janë dërguar Prokurorisë. Lidhur me informacionet të cilat janë të mjaftueshme për publikun dhe që duhet t’i di, Prokurori do të vendos se kur do t’i bëj publike dhe në çfarë forme do ta informon publikun lidhur më këtë incident”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button