Ndryshimet në Ligjin për Noteri, kundërshtohen nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve

Përmes një letre formale dërguar Kryeministrit Nikolla Gruevski  dhe Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, Unioni Ndërkombëtar i Noterëve kundërshton ndryshimet në Ligjin për Noteri . Kjo organizatë hapë çështje të shumta për kompetencat, transparencën, kontrollin,  ndarjen e përgjegjësive, fitimit e të tjera.

“Shprehim shqetësimin për zbatimin eventual të këtyre ndryshimeve, që në esencë janë në kundërshtim me parimet e dokumenteve noteriale, si dhe idesë për autenticitetin e tyre si themel i së drejtës civile. Rregull i përgjithshëm në të gjitha shtete anëtare të Unionit është se, Marrëveshjet janë çështje noterit, kontestet janë çështje e avokatëve, kurse këshillat juridike janë punë e secilit ekspert juridik. Asgjë nuk i ndal noterët dhe avokatët që të bashkëpunojnë, por duke marrë parasysh se noterët punojnë individualisht dhe se janë shërbim publik i mëvetësishëm, nuk ka mundësi që ata të pengohen me praninë e detyruar të avokatit gjatë procedurave noteriale. Tërë kjo  vetëm do të ngrejë dyshime lidhur me kompetencën dhe  profesionalizmin e noterit”, shkruan Daniell Sedar Sengor, Unioni Ndërkombëtar i Noterëve.

Nga Unioni i Noterëve pyesin se si do të bëhet ndarja e detyrave dhe në çfarë baze.  Kush do të kontrollojë kompetencat, kush do të japë garanci për dokumentet e përpiluara, kush do të përgjigjet në rast të keqpërdorimeve dhe zvogëlimit të të ardhurave tatimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button