Todorov: Laboratoret franceze konfirmuan se burimi i Listerias ishte “Ekstra mein”

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov në konferencën e sotme për shtyp informoi se dy laboratore franceze me renome i konfirmuan gjetjet për listerinë.

Ai theksoi se dje zyrtarisht i ka marrë rezultatet nga Instituti “Luj Paster” nga Parisi dhe laboratori referente “Anses” gjithahshtu nga Parisi të cilët i konfirmuan rezultatet nga kamionet e ushqimit për listerinë, gjegjësisht konfirmuan se arsyeja për paraqitjen e listerisë ishte qafa e derrit nga kompania “Ekstra mein” nga Kumanova.

I pyetur çka më konkretisht do të ndërmarrin pas konfirmimit të dyshimeve, ministri Todorov tha se edhe njëherë deri te Prokororia themelore publlike ka ngritur kallëzim penal për një autor të panjohur dhe shtoi se rezultatet e arritura nga Franca do t’i dorëzojnë deri te prokurori publik dhe se pret shkarkim të lëndës.

Më 21 korrik të këtij viti te shtatë raste në Maqedoni u zbulua prania e bakteries listeria nga e cila tre përfunduan me vdekje. Më vonë u zbuluan edhe tre të sëmurë prej të cilëve dy përfunduan me vdekje, me çka numri i përgjithhsëm i të sëmurëve nga listeria arriti 10, ndërsa pesë të vdekur.

Listeria ishte e izoluar te qafa e derrit nga prodhuesi “Ekstra mein”-Kumanovë, ndërsa institucionet e Maqedonisë u akuzuan për joprofesionalizëm dhe për mbyllje me qëllim të një prdhuesi.

Sipas ministrit Todorov, rezultatet nga laboratoret referente me renome botërore konfirmojnë se institucionet e Maqedonisë janë profesionistë dhe se në mënyrë të ndërgjegjshme e kryejnë punën.

Lajme të ngjashme

Back to top button