Humbin jetën 21 fëmijë të bllokuar në shkretëtirë në Irak

Njoftohet se 21 fëmijë kanë humbur jetën nga familjet të cilët janë bllokuar për një kohë të gjatë në shkretëtirë duke u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të presioneve të organizatës terroriste ISIL, raporton Anadolu agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA, zyrtari lokal i zonës së Hadise, Abdulhekim el-xhugejfi tha se “1000 familje në Azvije të Hitit të Enbarit të cilat u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nga ISIL pas një kohe të gjatë bllokimi në shkretëtirë arritën në Bervane. 21 fëmijë të këtyre familjeve kanë humbur jetën nga etja.

Xhugejfi theksoi se shumica e fëmijëve të vdekur kanë qenë nën moshën 1 vjeçare, familjet në fjalë janë vendosur përkohësisht në ndërtesat e shkollave dhe disa ndërtesa qeveritare në Bervane. Xhugejfi ka kërkuar të dërgohen ndihma nga qeveria qendrore për strehimin e familjeve

Lajme të ngjashme

Back to top button