Jennifer Lopez: Kam qenë viktimë e dhunës

Ndonëse jeta e Jennifer Lopez-it duket e magjishme, në fakt nuk është e tillë. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë këngëtarja, teksa ka lënë pas tre divorce. Cdo gjë do të zbulohet shumë shpejt, pasi në muajin nëntor do të kemi në duart tona një libër ku mban të gjitha sekretet e kësaj dive.

Në fillim të nëntorit, JenniferLopez do të publikojë autobiografinë “True Love”. Revista “People” ka arritur të zbulojë disa fragmente të librit, ku Lopez tregon se në të kaluarën ka qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe verbale.

“Asnjë nga partnerët që kam pasur në jetë nuk ma ka nxirrë syrin, por kam pasur marrëdhënie ku dhuna ishte prezente, po flas për dhunën psikologjike dhe atëverbale”, ka thënë ajo në një nga fragmentet e autobiografisë.

Në këtë libër i cili do të jetë në librari që nga data 4 nëntor, ajo ka folur edhe për ditën kur kuptoi se martesës me Marc Anthony i kishte ardhur fundi. “Kush na shihte nga jashtë, mendonte se jeta jonë ishte e përkryer, por gjërat nuk ecnin ashtu siç duhej. Jeta ime njerëzve u dukej e përsosur, e kjo ide më tmerronte. Unë dhe Marc festuam 7-vjetorin e martesës, e atë ditë zemra më rrihte fort, gati nuk mund të merrja frymë. Nëna ime ishte aty dhe në atë moment i kam thënë nuk mendoj se mund të qendroj më me Marc dhe pastaj shpërtheva në lot”, ka theksuar JLo.

Lajme të ngjashme

Back to top button