A po largohet Gerrard nga Liverpooli?

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka zbuluar se ai mund të luaj diku tjetër sezonin e ardhshëm, nëse atij nuk i ofrohet një kontratë e re dhe shtoi se nuk e ka ndërmend pensionimin. ”Unë mund të shqetësohem vetëm për këtë sezon sepse kontrata ime skadon në muajin maj”.

”Nuk dua të pensionohem. Ne vetëm do presim dhe do të shohim nëse sezonin e ardhshëm do luaj tek Liverpool apo diku tjetër. Ky është vendimi i Liverpool. Në qoftë se ata nuk më ofrojnë kontratë të re, atëherë unë do të shoh se ku do luaj”, tha Gerrard.

Lajme të ngjashme

Back to top button