Huawei prezanton telefonin Honer 4X

Huawei prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent Honer 4X. Ky telefon inteligjent përmban procesorin Qualcomm Snapdragon 410 MSM8916 64-bit dhe 2GB RAM.

Ai ka edhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ekrani i pajisjes është 5.5 inç me rezolucion 1280 x 720 pikselë. Ky telefon ka gjithashtu kamerë të pasme 13 megapikselë, e krijuar nga kompania Sony, kamerë frontale 5 megapikselë dhe bateri me kapacitet 3,000 mAh, e cila mund të zgjasë për 72 orë përdorim.

Huawei Honor 4X operon me sistemin Android 4.4 KitKat, me ndërfaqen EMUI 3.0 të kompanisë. Ai është 7.9 mm i hollë. Porositjet për këtë telefon inteligjent tashmë kanë filluar dhe kushton 212 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button