Nuk ndalet Majlinda, prek finalen e madhe të Dubait

E PLOTËSUAR

Majlinda Kelmendi ka triumfuar edhe në gjysmëfinale të turneut prestigjioz ‘Grand Slam’ që po mbahet në Abu Dhabi, në kategorinë deri në 52 kilogram, ndaj francezes, Annabelle Euranie.

Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia. Kurse, në duelin e tret ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida.

——————————————————————————————————————————————————————-

Kampionia e dyfishtë e botës, Majlinda Kelmendi tregoi shkathtësitë e saja edhe në çerekfinale, duke e mundur italianen Odette Giuffrida. Kjo luftë zgjati vetëm 4 minuta, ku kelemendi tregoi superioritetin e saj.

Majlinda Kelmendi e kishte nisur mbarë turneun prestigjioz ‘Grand Slam’ i cili po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudistja pejane e ka fituar luftën e parë, në kategorinë deri në 52 kilogram, ndaj kanadezes Ecaterina Guicia.

Ndërsa në raundin e parë nuk kishte kundërshtare, po për tu kualifikuar në gjysmëfinale e ka mposhtur italianen Odette Giuffrida.

Fillim të mirë kishte dhe Nora Gjakova e cila e kishte mposhtur xhudistin ruse, Tatiana Kazenyuk, ndërsa në rrethin e dytë pas një lufte të fortë u mposhtë nga kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard.

Lajme të ngjashme

Back to top button