Mehmedi: Ishte natë perfekte

Admir Mehmedi e quan natë perfekte të mërkurën mbrëma, kur shënoi het-trik në fitoren 5:2 ndaj Munich 1860, në kuadër të Kupës së Gjermanisë. Sulmuesi shqiptar i Freiburgut, ndihet i lumtur me formën që po përjeton.

“Ishte një natë perfekte. Ne morëm shumë e shumë kritika ditëve të fundit për perfomancën e dobët ndaj Augsburgut, kurse sonte (e mërkurë) treguam moral të lart, duke shënuar pesë herë”, tha ai për ‘sport1.de’. Tani ai kërkon gola edhe në Bundesligë. “Ky ishte vetëm hapi I parë, por që më duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të vazhdoj të punojë. Besoj se edhe në kampionat do t’iu kthehemi pikëve”, deklaroi anëtari i Zvicrës. Freiburgu në nëntë ndeshjet e para në kampionat nuk ka shënuar fitore./Arena/

Lajme të ngjashme

Back to top button