Capello: U mundova që ta transferoja Messin tek Juventusi

Fabio Capello ka pranuar se ai vitet e kaluara ishte munduar që ta bindte Messin që të i bashkohet skuadrës së Juventusit.

Ai ka treguar se në vitin 2005 ai e ka pyetur trajnerin e Barcelonës, Frank Rijjkaard për një transferim të mundshëm të tij, teksa trajneri i asokohe tek Barcelona kishte kërkuar disa muaj për ta qartësuar situatën e tij.

“Në kohën kur ndeshja ishte ndaluar, u afrova tek Rijkaard dhe i thash ‘ti nuk ke mundësi të luash me Messin sepse ke tre lojtarë anësorë, pse nuk më lejon mua ta marr si huazim tek Juventusi pastaj ai do të rikthehet tek ti përsëri?”.

“Mirëpo përgjigja e Frank Rijkaard ishte se ai kishte nevojë për ta qartësuar situatën edhe për tre apo katër muaj të tjerë dhe pastaj do të vendosi se çfarë do të bëj. Mirëpo Rijkaard vendosi që t’ia jepte mundësinë Messit dhe nuk arrita që ta merrja atë”, ka përfunduar Capello./veqsport

 

Lajme të ngjashme

Back to top button