Shqiptarët, “mirëpresin” Platininë në Finlandë: UEFA = Mafia (Foto)

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka vizituar sot Finlandën ku ishte mysafir i skuadrës Helsinki. Por, vizita e tij ka qenë gjithçka pos e mirë.

Udhëtimi nuk i doli aq i këndshëm pasi atë e pritën një numër i emigrantëve shqiptarëve të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit skandaloz të UEFA-s në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, që u regjistrua me rezultat zyrtarë 3:0 për vendasit.

Jashtë objektit ku Platini ishte mysafir, u dëgjuan thirrje të ndryshme kundër francezit si dhe u shfaqën mbishkrime: UEFA = MAFIA, UEFA = Para të ndyra, UEFA = Korrupsion, Largohu Platini”, e të tjera.

Protestat vijnë pas vendimit të UEFA-s për ta dënuar Shqipërinë me disfatë për ndeshjen ndaj Serbisë, transmeton Zëri.

Protesta në Finland

Shqiptarët, mirëpresin Platininë në Finlandë

Lajme të ngjashme

Back to top button