Drejtori i “Apple” shpall homoseksualitetin: Dhurata më e madhe e Zotit (VIDEO)

Sipas një raporti nga “Deloitte”, 83% e meshkujve gei, lezbikeve dhe biseksualëve e fshehin identitetin e tyre seksual në vendin e punës. Mirëpo shefi ekzekutiv i kompanisë “Apple”, Timothy D. Cook, jo vetëm që nuk e ka fshehur, por është shprehur se “ndihet krenar”. Me anë të një eseje të publikuar të enjten, ai u bë drejtori më i spikatur i një kompanie që e shpall hapur homoseksualitetin e tij. “Washington Post” ka publikuar një pjesë e esesë së Cook, ku ai pranon se “të qenit gei është një nga dhuratat më të mëdha që më ka dhuruar Zoti”.

Cook, 53 vjeç, nuk ka folur kurrë më parë kaq hapur për seksualitetin e tij. Megjithëse kjo është e para shfaqje publike e tij, seksualiteti i Cook ka qenë një sekret i përhapur në Silicon Valley. Në forume private, ai mbahej si dikush që ka pasur vështirësi për t’u rritur si djalë në Alabama, ku ka kaluar shumicën e fëmijërisë. Me anë të esesë së tij, Cook bëhet homoseksuali më i dalluar në botën e korporatave, duke iu bashkuar një liste shumë të shkurtër drejtorësh gei në kompanitë publike.

Në ese, ai thekson se e ka kaluar shumicën e jetës duke u përpjekur t’i mbajë private çështjet personale dhe kjo është pikërisht arsyeja pse nuk ka folur më parë në publik për orientimin seksual. “Apple është tashmë një nga kompanitë më të vëzhguara në botë dhe unë dua ta mbaj fokusin te produktet tona dhe te gjërat e pabesueshme që marrin konsumatorët tanë prej tyre”, shkruan ai. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button