Pse liderët serbë kanë frikë nga Edi Rama?

Nga Dionis Xhafa

Ivica Daçiç: Kam frikë se Edi Rama del jashtë parimeve që kërkon Serbia

Fakti që në shtetin serb ka vite e madje dekada që nuk ka shkelur një burrë-shtetas dhe anasjelltas, është një sinjal negativ për Shqipërinë dhe jo për Serbinë. Kjo për faktin se serbët në Shqipëri janë jashtëzakonisht shumë pak dhe se shteti shqiptar asnjëherë në historinë e vet nuk ka patur politika diskriminuese kundrejt minoriteteve. Është fakt se Shqipërinë nuk e ka udhëhequr kurrë një lider nacionalist, se Tirana zyrtare kurrë nuk ka patur projekt “Shqipërinë e Madhe” dhe se janë respektuar të drejtat e të gjitha minoriteteve që banojnë në territorin e shtetit shqiptar, si grekët, maqedonasit apo dhe ata pak serbë që janë. Thuhet se nëse do të shohësh një shtet sesa demokratik i ka politikat, shih si sillet me pakicat. Nisur nga kjo, është shumë e lehtë të thuash që Serbia në afro 200 vjet shtet në të shumtën e periudhave të saj ka patur politika diskriminuese ndaj etnive joserbe, madje në raste deri genocidale ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve. Për shkak se politikat diskriminuese, racore dhe genocidale shteti serb kundrejt shqiptarëve i ka ushtruar sidomos në vitet e fundit, ku kujtimet janë të freskëta, duket se ka një frikë nga autoritetet e lartë të Serbisë. Askush nuk ka mundur që të thotë në Serbi se me shqiptarët është gabuar rëndë, askush nuk ka mundur tiu kërkojë falje shqiptarëve për krimet gjegjësisht në Kosovë, por vijon politika ku shteti është njësh me masën dhe nacionalizmi serb valëvitet si flamur, i mbushur me gjak dhe një shtet i kriminalizuar deri aty ku nuk thuhet më, ndaj një urrejtje me etnitë e tjera joserbe. Derisa serbët kanë në krye të saj një klasë nacionaliste dhe dëgjojnë dhe e ashtëquajnë “baba të kombit” gatuesin e nacionalizmit serb, Dobrica Qosiq, natyrisht që është brumosur një mendësi që të lë vetëm pas në kohë. E keqja më e madhe është se populli serb dhe klasa politike janë njësh dhe se as politikanët nuk guxojnë ta thonë të vërtetën (sidomos ata në pushtet, të vërtetën deri diku e tha oponenti qeveritar Boris Tadiç). Për të mos u ndalur në krimet në Kosovë që thuhen dhe rithuhen çdo ditë në media, të diskriminuar jo pak janë edhe shqiptarët që banojnë në tre komunat, në Preshevë, Medvegjë dhe në Bujanovc.

Disa nga të drejtat që kanë kërkuar shqiptarët e Luginës së Preshevës në një lëvizje popullore

Të demilitarizohet plotësisht rajoni i Luginës së Preshevës nga xhandarmeria dhe ushtria serbe.

Të rikthehet zona tokësore e sigurisë e paraparë me marrëveshjen e Kumanovës.

Të mundësohet qarkullim i lirë i njerëzve dhe mallrave si dhe hapja e vendkalimeve në drejtim të Maqedonisë dhe Kosovës.

Të lejohet përdorimi i teksteve mësimore si dhe të vëhen në zbatim planprogramet mësimore unike të cilat mundësojnë ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kulturore.

Të zgjidhet problemi i diplomave të Universiteve të Republikës së Kosovës si dhe të zgjidhet problem i arsimit të lartë në Luginën e Preshevës.

Të bëhen investime në shëndetsi me qëllim të ngritjes së avancimit të shëndetësisë në Luginë.

Të krijohen vende të reja të punës në institucionet shtetërore konform strukturës nacionale të popullatës në Luginë të Preshevës..

Të zgjidhet problemi i të drejtë së përdorimit të flamurit kombëtarë në Luginë të Preshevës sikurse që është zgjidhur ky problem në Maqedoni dhe Mal të zi.

Këtyre komunave ti kthehen gjykatat komunale me qëllim të afrimit të shërbimeve gjyqësore dhe administrative.

Liderëve të Serbisë së sotme, ku shumica ende përfaqësojnë të shkuarën iu del përpara sysh një panoramë që nuk do të ishte aspak e dëshiruar për ta. E vërteta ndoshta vonon, por se kurrë nuk harron

Lajme të ngjashme

Back to top button