Opinioni i popullit shqiptar për çështje bashkimit kombëtar

Në vitet 1930-të George Gallup lancoi metodën në bazë të së cilës mund të matej me përqindje të lartë të saktëshmëris opinioni i popullit për çështjet e caktuara, në këtë mënyrë lindi sondazhi.

Matja e opinionit nënkupton se poqëse kampioni/mostra është e përzgjedhur në mënyrë shkencore (sipas metodës së përzgjedhjes së kampionit/mostres që reprezenton populacionin) dhe poqëse është mjaft e madhe (1000 persona/respondent) atëher kampioni/mostra do të reprezentoj/pasqyroj në menyrë statistikore tërë populacionin (pikëpamjen/preferencën e tërë popullit për një çështje të caktuar) me një margjin të gabueshmëris së vogël/akseptuar.
Gallupi me metodën e tijë ishte i bindur se ja kishte arritur të realizoj idealin e demokracis së Greqisë antike duke bërë një sintez në mes reprezentimit dhe delibrimit. Gallupi mendonte se mediat arrijnë të përmbushin kriterin e delibrimit duke udhëhequr debate për çështjet e caktuara, dhe pasiqë njerëzit të kenë dëgjuar të dyja anët e një çështje të caktuar mund të arrihej kriteri i reprezentimit nëpërmes sondazhit që do të reprezentoj/pasqyroj pikëpamjen/preferencën e tërë popullit për çështjen e caktuar.

Duke u inspiruar nga Gallupi sondazhet e zakonta për matjet e opinioneve kanë arritur të përmbushin kriterin e reprezentimit (poqëse respektohen kriteret metodologjike shkencore) por jo edhe kriterin e delibrimit. Edhe pse mediat kanë evouluar e bashkë me to edhe vetëdija politike e qytetarëve, delibrimi sipas politologut James S. Fishkin ka mbetë rob i “injorancës racionale” (Fishkin 1995:80). Injoranca racionale nënkupton se për një individ do të jetë më racionale të mos bënë përpjekje që ti përkushtohet vëmendshëm dhe në thellësi çështjeve të caktuara, sepse si individ në tërsin e madhe (në mesin e miliona njerëzve) konsideron se nuk ka ndikim të vërtetë në pushtet/politikbërje. Me fjalë të tjera poqëse kostoja e përkushtimit për një çështje të caktuar është më e madhe se sa përfitimi, nuk do të mund ti shmangemi injorancës racionale të individit.
Një problem tjetër është se matjet e opinioneve në shumtën e rasteve (sidomos për çështjet komplekse dhe sensitive) regjistrojnë vetëm pikëpamjet/preferencat sipërfaqësore të respondentëve duke mos iu japë respondentëve mundësi/hapësir gjatë anketimit për të formuar dhe shprehë pikëpamje/preferenca të mirëmenduara. Me fjalë të tjera një sondazh nuk mer parasyshë se respondentët për të marrë qëndrim për çështje të caktuara duhet të mirëmendohen duke i formuar pikëpamjet/preferencat e veta në “bashkëlojë” apo “konflikt” me pikëpamjet/preferencat e tjerve/tjera. Gjithashtu sipas politologut Øyvind Østerud një gjë tjetër që kufizon delibrimin (duke u bazuar në hulumtimet metodologjike shkencore) është se njohurit e përgjithëshme tek njerëzit për çështjet politike janë shumë të kufizuara, të paqarta dhe të përceptuara gabimisht (Østerud 1996: 258).
Kështuqe sondazhet e inspiruara nga Gallupi mund të kualifikohen si reprezentative por jo edhe si delibrative. Si konsekuencë e kësaj politikanët bëhen më shumë oportunist dhe më pak kreativ duke ju përshtatur rezultateve të anketimeve, të cilat rezultate nuk janë të bazuara në debatin kritik, përkatësisht në delibrim. Sipas politologut Erik Oddvar Eriksen në shoqërit e qytetëruara vendimet që kanë ndikim për të gjithë duhet të jenë të bazuara në racionalitet, në kuptimin se çka është e mira e përgjithëshme. Argumentet duhet të determinojn vendimet dhe procesi për të arritur deri tek argumentet e mira konstituon demokracin (Eriksen 1995: 17).
Në SHBA aranzhohen të ashtuquajturat “forumet për çështjet nacionale” (National Issues Forums) ku grupet gjatë diskutimeve delibrojnë çështjet të ndryshme politiko-shoqërore. Këto forume janë delibrative por kanë kufizimet e tyre sepse nuk janë reprezentative. Megjithkëtë këto forume janë jashtëzakonisht të frytshme dhe korigjuese për sondazhet e zakonta që poashtu janë të kufizuara duke qenë reprezentative por jo edhe delibrative. Politologu Fishkin propozon një sintez që është edhe metodë dhe që përmbush njëkohësisht kriterin e reprezentimit dhe kriterin e delibrimit. Kjo metodë nënkupton se kampioni/mostra që përzgjidhet në menyrë shkencore dhe përmbushë kriterin e reprezentimit të përdoret për të arritur edhe kriterin e delibrimit. Me fjalë tjera sipas Fishkin-it edhe pse një kampion/mostër që është reprezentative humbë kriterin reprezentativ nga ai moment kur respondentët nëpërmes një procesi delibrativ i qasen çështjes duke e diskutuar në mes vete, megjithkëtë kampioni/mostra do të jetë reprezentative në kuptimin e thjesht hipotetik se cili do të ishte mendimi i popullit për një çështje sikur krejt populli të kalonte një proces të ngjajshëm delibrativ (Fishkin 1995: 164-165, 173).
Sipas Fishkin-it sondazhi delibrativ e zgjidhë problemin e injorancës racionale sepse secili pjesëmarrës ka për të luajtur një rol aktiv dhe të rëndësishëm gjatë procesit të sondazhit delibrativ. Fishkin gjithashtu konsideron se populli dhe votuesit do ti kenë parasyshë konkluzionet e një sondazhi që është delibrativ dhe njëkohësisht reprezentativ dhe kjo sipas tij do të ketë domethënje për opnionin e popullit dhe votuesve. Më tutje ai mendon se është e rëndësishme që procesi delibrativ të transmetohet nëpërmes televizionit në mënyrë që procesi delibrativ që komunikohet të mund të transformoj agjendën publike në agjendën e angazhuar publike. (1995:170-71).
Vështirësia praktike për të realizuar një sondazh delibrativ që plotëson edhe kriterin reprezentativ është se kampioni/mostra duhet ti ketë 1000 persona/respondent që në menyrë statistikore të mund të reprezentoj/pasqyroj pikëpamjen/preferencën e tërë populacionit, me një margjin të gabueshmëris së vogël/akseptuar. Me fjalë të tjera që të realizohet një proces delibrues mes 1000 personave me biseda “ballë për ballë” nuk është projekt i lehtë por megjithkëtë shumë i rëndësishëm për demokracin. Metoda e Fishkin-it kontribon për të forcuar legjitimitetin e demokracisë. Sipas shumë politologve metoda e Fishkinit si sintez e sondazhit delibrativ dhe sondazhit të zakontë është risija më premtuese në praktikën demokratike dhe duhet të adoptohet gjerësisht në shtetet demokratike.

Përfundim

Duke u bazuar tek Fishkin-i sondazhi delibrativ ka si parakusht përzgjedhjen e kampionit/mostrës në menyrë shkencore që siguron reprezentimin, dhe respondentënt nëpërmes procesit të delibrimit të debatojn çështjen e caktuar, poashtu të kenë mundësi të konsultohen me ekspert dhe politikaj, dhe në fund të procesit të marrin pjesë në një sondazh të zakontë për çështjen e caktuar.
Në lidhje me opinionin e shqiptarve për bashkimin kombëtar, një sondazh delibrativ do i kishte identifikuar më mirë dhe do i kishte konfrontuar më mirë me forcën e argumenteve pikëpamjet/preferencat në mes “nihilistve” “idealistve” dhe “realistve”. Rjedhimisht do e kishte pasqyruar më mirë opinionin shqiptar për bashkim kombëtar: përqindjen e atyre që nuk janë pro bashkimit kombëtar, përqindjen e atyre që janë për bashkim kombëtar në kuptimin politik dhe përqindja e atyre që janë për bashkimin kombëtar në kuptimin e bashkimit kulturor: nëpërmes institucioneve të përbashkëta kulturore.
Me fjalë të tjera një sondazh delibrativ do kishte sjellë në pahë më mirë pikëpamjen relativiste dhe a-historike të nihilistve postmodern që flasin për mundësin e një identiteti kombëtar kosovar. Ata do të konfrontoheshin me forcën e argumenteve se qendrimi i tyre nuk është valid ngase pos tjerash procesi i kombbërjeve sidomos në Europë është çështje e përfunduar. Idealistet që flasin për mundësin e bashkimit politik në mes Kosovës dhe Shqipëris do të konfrontoheshin me forcen e argumenteve se nënvlerësojnë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që pamundësojn/vështirësojn këtë bashkim politik: nga njëra anë nënvlersojnë brishtësin e proceseve demokratike dhe institucioneve politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, e cila brishtësi më parë mund të detërminoj anarkin se sa një bashkim të mirëfillt politik, dhe nga ana tjetër nënvlersojn faktorin ndërkombëtar që është kundër bashkimit politik të Kosovës me Shqipërin. Një çështje tjetër është se bashkimi politik i Kosovës me Shqipërin nuk do të zgjidhte krejtësisht çështjen e bashkimit kombëtar duke e mar parasyshë se do të mbetnin jashtë kufijve: shqiptarët në Maqedonin -politike, shqiptarët në Malin e zi -politik dhe shqiptarët në Sërbin -politike …
Gjatë procesit delibrativ nihilistët dhe idealistët do të kishin mundur të merrnin më lehtë parasyshë dhe të pajtoheshin me qendrimin e realistve: për një bashkim kombëtar të bazuar vetëm në institucionalizim kulturor të përbashkët të legjitimuar dhe mbykqyryr nga parlamenti i Kosovës dhe parlamenti i Shqipëris (komisionet ose komision i perbashkët për çështjet kulturore):

1. Një akademi kombëtare.

2. Një qendër kombëtare fetare (Kisha Ortodokse Shqiptare, Bashkësia Islame
Shqiptare, Kisha Katolike Shqiptare) që promovon tolerancën ndërfetare dhe
vlerat e mirëfillta fetare si pasuri kombetare, dhe zhbënë politizimin dhe
ekstremizmin fetar.
3. Planprograme të standardizuara arsimore, gjë që ka edhe leverdi ekonomike: pse
të ketë fragmantim të programeve arsimore brenda kombëtare me 3, 4 apo 5
planprograme arsimore në të njëjten gjuhë që e kan koston e shumëfishtë?

4. Të shpallet Prizreni kryeqyteti i kultures shqiptare.

5. Një kombëtare të futbollit, një superligë kombëtare (duke iu referuar parimit të së
drejtës së qytetarve për dy-shtetësi, në menyrë që shqiptarët jashtë Shqipëris
politike të kenë dy-shtetësin)

6. Qendrat kulturore shqiptare në diasporë

7. Një Bankë Kombëtare (e ndihmuar me finansim edhe nga diaspora shqiptare) të
ndihmon finansimin e këtyre nyjeve të institucionalizuara kulturore dhe sportive,
që mirëmbajn ndjenjën dhe solidaritetin brenda kombëtar shqiptar.


Përndryshe kombet ballkanike janë në radhë të parë kombe kulturore dhe institucionalizimi i përbashkët i nyjeve kulturore brenda një kombi është edhe bashkim kombëtar. Kjo nuk don të thotë se shqiptarët në Shqipërin dhe Kosovën politike duhet të jenë ekskludues ndaj minoriteteve përkundrazi: sepse një komb tregon nivelin e vlerave të veta civilizuese në raport se si i trajton minoritetet, por shqiptarët si komb kulturor duhet të kërkojnë standard të barabartë dhe të ndërsjellë për të drejtat e minoriteteve në hapësirat politike në Ballkan. Një bashkim i institucionalizuar kulturor brenda kombëtar shqiptar do kishte kontribuar për një debat më realist të bashkimit politik të shqiptarve në Ballkan, nëpërmes proceseve demokratike.
Për dallim të kombeve tjera kulturore në ballkan, që gjatë proceseve historike kanë arritur si kombe kulturore të ja u sigurojn vetes hapësirat politike (shtetet që përfshijnë shumicat dërmuese të këtyre kombeve kulturore) shqiptaret si komb kulturor nuk e kanë arritur këtë. Përpos kësaj duke e marr parasyshë se shqiptaret janë edhe të ndarë në tri fe (që është pasuri kombëtare por edhe brishtësi kombëtare) bashkimi nëpërmes institucioneve kulturore të përbashkëta është domosdoshmëri për të mirëmbajtë identitetin e përbashkët kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button