Rusia u kërkon pasaporta kirgizëve

Autoritetet në Kirgizi kanë thënë se nga 1 janari i vitit 2015, qytetarët kirgizë nuk do të mund të hyjnë në Rusi me dokumente kombëtare të identifikimit.

Që nga viti 2007, punëtorët kirgizë kanë udhëtuar midis dy vendeve me dokumente të brendshme identifikimi.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, atyre do t’iu duhen pasaporta.

Rregullorja e re do të prekë qindra mijëra punëtorë kirgizë që udhëtojnë në Rusi për të punuar.

Moska ka thënë se do që të forcojë rregullat për hyrje në Rusi për të gjithë shtetasit e ish-republikave sovjetike, të cilat nuk janë anëtare të Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia, dhe të Unionit Ekonomik Euro-aziatik.

Lajme të ngjashme

Back to top button