Materiali i provimit të maturës dhe testimit ekstern nuk paraqet informacion të klasifikuar

Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave të Klasifikuara shpreh qendrimin se testet e maturës dhe ato eksterne nuk janë informacion i klasifikuar, por njëkohësisht janë të dhëna tek të cilat, jo çdo person mund të ketë qasje, transmeton Alsat.
“Materiali i provimit të maturës dhe testimit ekstern nuk paraqet informacion të klasifikuar, por informacion për përdorim të kufizuar, të mbrojtur në pajtim me rregullat pozitive ligjore.  Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave të Klasifikuara kreu një inspektim adekuat dhe konstatoi se mbrojtja e informacioneve për përdorim të kufizuar, zbatohet në pajtim me rregullativën ligjore”.

Sipas këtij interpretimi, udhëheqësve të Qendrës Shtetërore për Provime si dhe mijëra të punësuarve në shkolla, nuk u nevojitet certifikatë sigurie, e nevojshëm për qasje në informacionet e klasifikuara. Nga ana tjetër, Ligji për Qendrën Shtetërore të Provimeve nuk është ndryshuar, dhe në të qëndron se materiali i provimit është informacion i klasifikuar me shkallë përkatëse fshehtësie. Atëherë, çfarë materiali tjetër është i klasifikuar, në rast se nuk janë testet. Alsat M pyeti sërish Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave të Klasifikuara, por nuk mori asnjë përgjigje. Pyetjen e njëjtë e parashtruam edhe tek Qendra Shtetërore për Provime, megjithëse më herët kontaktuam personalisht drejtoreshën Mirushe Ameti. Ajo refuzoi të fliste në takimin e sotëm, por na tha që t’i drejtohemi përmes postës.

Lajme të ngjashme

Back to top button