Stavreski: Nesër vendoset a do të mbyllet Jugohromi dhe Makstilli

Nesër më 31 tetor, skadon afati për dorëzimin e raportit, me të cilin fabrikat ndotëse më të mëdha të ajrit, Makstilli dhe Jugohrom, duhet të tregojnë se i përmbushin standardet ekologjike për veprim. Zv/kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski tha sot se gjatë ditës së nesërme do të shihet nëse këto dy kompani do të mbyllen në përputhje me ligjin. Për këtë është biseduar në seancën e djeshme të qeverisë.

“Përderisa nuk ka skaduar afati, nuk mund të paragjykojë se si do të jetë vendimi në raport me këto ndërmarrje. Duhet të shqyrtohet nëse ndërmarrjet kanë dorëzuar plan-veprim për përmbushjen e obligimeve operative rreth marrjes së lejes së integruar ekologjike… Kur të skadojë afati, atëherë do të ketë qëndrim përfundimtar”, tha Zoran Stavreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button