Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa lagje të Shkupit.

Nga ora 7.45 deri 8.45 pa energji elektrike do të jenë bulevardi Bosnje dhe Hercegovina ose objekti i ‘Porshe’ dhe gjimnazit Zef Lush Marku.

Nga ora 8.30 deri 14.30 nuk do të ketë energji elektrike në shfrytëzuesit e rrymës në rrugët: Natanail Kuçevishte, Aleksandar Bujnov, Petar Manxhukov dhe Betovenova.

Fshatrat: Konjari i Epërm i mesëm dhe i poshtëm, fshati Divle, Sushica, Zhivinje, Çiflik, si dhe objekti i ALEM Kompani pa rrymë do të jenë nga ora 8.30 deri 16.

Prej orës 9 deri 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e energjisë elektrike në rrugët: Banica, Naum Ohridski, Bostaniçka, Bansko dhe Bllagoja Gojan.

Nga ora 9 deri 15 pa energji elektrike do të jenë bulevardi Teodosij Gologanov nga numri 160 deri 186.

Pa rrymë do të jenë edhe disa shfrytëzues të rrymës në rrugën Radushka.

Rruga Devoll nuk do të ketë rrymë nga ora 10 deri orën 15.

Lajme të ngjashme

Back to top button