Dega e BDI-së në Tetovë, fillon garën zgjedhore

Dega e BDI-së në Tetovë në mbledhjen e kryesisë së saj ka vendosur fillimin e zgjedhjeve brendapartiake për degën e Tetovë në të gjitha nivelet.

Në njoftimin për medie, thuhet se në mbledhjen e kryesuar nga kryetari aktual Atilla Rexhepi, ka marrë pjesë edhe Koordinatori për Organizimin e Zgjedhjeve për Zonën 6, Izet Mexhiti.

“Në këtë mbledhje, e cila kaloi në atmosferë konstruktive,  gjithashtu u soll vendim për formimin e  Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve në Degën e Tetovës prej 7 anëtarësh.  Këtë  komision do ta udhëheqë deputeti Xhevat Ademi”, njofton Dega e Tetovës.

Sipas njoftimit, zgjedhjet në Degën e Tetovës duhet të përfundojnë brenda muajit nëntor, kur edhe pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button