IPA fondet, Maqedonia mund të merr 664.2 milionë euro për shtatë vite

Përmes programit për financim IPA, Bashkimi Evropian do t’i lëshojë Maqedonisë 664.2 milionë euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Varet nga Maqedonia, a do ti merr këto fonde përmes projekteve apo do të mbesin paratë e pa shfrytëzuara, nga praktika e deritanishme.

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi dhe ambasadori i BE-së Aivo Orav bënë me dije se me këto mjete do të financohen projekte të katër sferave të caktuara.

Besimi dhe Orav thanë gjithashtu se vendit tonë do t’i vihen në dispozicion edhe mjete shtesë për bashkëpunimet ndërkufitare.

Tashmë është nënshkruar një marrëveshje me Greqinë, për bashkëpunim ndërkufitar, për të cilën janë ndarë 1.6 milionë euro, mjete këto që do të destinohen për projektet për bashkëpunim mes pushteteve lokale, shoqatave profesionale, personave fizikë dhe organizatave joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button