Jakupi po stërvitet në Ohër për KB në Bremen

Fillimi i muajit nëntor, më saktësisht duke filluar nga 5 e deri më 9 nëntor, në Bremen të Gjermanisë do zhvillohet kampionati Botëror për sendor, e ku do të merr pjesë reprezentacioni i Maqedonisë, ndërsa në mesin e garuesve shqiptari i vetëm është karateisti me i suksesshëm i Maqedonisë Berat Jakupi.

Reprezentacioni i Maqedonisë në karate, në kategorinë e senioreve gjendet në përgatitjet përfundimtare në Ohër, ku do të qëndrojë deri më 31 tetor.

Anëtari i KK Fati, Berat Jakupi do të prezantohet në kategorinë -84 kg në gara individuale dhe ato ekipore. Ndryshe Berati do të garoj ditën e parë të kampionatit botëror, të mërkurën (5 nëntor).

Trajneri i tij Arlind Huseini, njëkohësisht seleksionues në kategorinë U-21, do të merr pjesë në këtë eveniment, duke i dhënë përkrahje Berat Jakupit.

“Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe ngjitje në piedestal, për shkak se Berati këtë vit dëshmoi se është më i miri në këtë kategori, duke u shpallur karateisti më i mirë edhe në renditjen botërore në kategorinë -84 kg”, ka thënë trajneri Huseini. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button