“Tregimtaria si praktikë artistike”, artistët tregojnë përvojat

Artistët që qëndruan dy muaj në Institutin e arteve moderne TICA në Tiranë, sot në ora 19 do të organizojnë ekspozitë me temë “Tregimtaria si praktikë artistike”. Të fokusuar në tregimtarinë e tyre, artistët: Tatia Skhirtladze (Gjeorgji) , Jonida Beqo /GYPSEE YO (Shqipëri), Saša Tkačenko (Serbi) dhe Filip Jovanovski (Maqedoni) do të prezantojnë për publikun projektet finale të realizuara gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Institut.

Projektet e tyre janë reflektime mbi histori personale dhe kolektive, nga të cilat artistët me bashkëpunëtorët e tyre kanë ndërtuar histori të reja , të cilat do të ekspozohen për publikun te TULLA.

Lajme të ngjashme

Back to top button