8 mënyra për t’u ndjerë energjike gjatë ditës

Fakt: 56% e femrave konsumojnë kafen për t’u “zgjuar” në mëngjes, sipas një sondazhi me 1008 persona, sponsorizuar nga kompania e produkteve natyrore ChromaDex.
Por, nuk duhet të mbështetemi vetëm tek kafeina për t’u ndjerë të çlodhur gjatë ditës. Provoni këto këshilla.

1. Drita e diellit

Drita e diellit është mënyra për të treguar orën tonë të brendshme. Lërini perdet e hapura ose ndizni një dritë për të stimuluar rrezet e mëngjesit.

2. Evitoni “snooze on”

Sapo të bjerë alarmi, zgjohuni menjëherë. Evitojini ato minuta në të cilat bëni një gjumë të shqetësuar.

3. Bëni pak yoga mëngjesi

Bëni pak yoga për të vënë muskujt në lëvizje.

4. Hani diçka me vaj kokosi

Trigliceridet e vajit të kokosit janë një burim energjie që vepron shpejt dhe trupi i përdor më shpejt se kafeinën.

5. Mëngjes i pasur me proteina

Një mëngjes i pasur me proteina ndihmon qelizat e trurit të punojnë siç duhet.

6. Evitoni të ngrënët natën vonë

Një vakt i rëndë para gjumit, mund të bëjë që mëngjesin tjetër stomaku juaj të jetë me ushqim të patretur. Kështu ju do të ndiheni të lodhur dhe të fryrë. Nëse keni neps, konsumoni diçka nën 150 kalori.

7. Pini ujë herë pas here

Të qenit e hidratuar largon nga ju ndjesinë e përgjumjes.

8. Çdo natë flini 45 minuta më herët

Përdorni këtë strategji gjumi. Çdo natë, nga e hëna në të premte shkoni në shtrat 45 minuta më herët se nata paraardhëse, kështu që nuk ka arsye pse të mos jeni të çlodhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button