7 testet më të rëndësishme mjekësore për meshkujt

Meshkujt me shume se femrat nuk e kane për zakon te shkojnë tek mjeku për tu vizituar. Edhe kur shkojnë, me siguri qe diçka e rëndësishme i ka shtyre për aty.

Ndërsa dje ju treguam se cilat do te ishin analizat me frekuente qe do te duhej te beje një femer, sot vëmendja jone është drejtuar për nga gjysma tjetër, gjithashtu shume e rëndësishme e shoqërisë. Qëllimi i është gjithashtu i njëjtë, te sensibilohen edhe meshkujt se kryerja e kontrolleve periodike parandalon ne radhe te pare sëmundjet, rrit mundësinë e shërimit prej tyre, kursen kohe, por edhe para ne raste te caktuara.

Ne varësi te moshës, historisë familjare, mënyrës se te jetuarit mund te kemi nevoja për analiza te ndryshme ne kohe te ndryshme. Por me kryesoret janë:

1. Diabeti. Diabeti është një sëmundje qe lidhet me trashëgiminë, por dhe me mënyrën e te ushqyerit. Nevoja për te bere analizat për këtë sëmundje vjen dhe rritet me kalimin e moshës, dhe ajo behet e domosdoshme pasi ke kaluar te 45-tat.

2. Infeksione seksualisht te transmentueshme. Keto analiza janë te këshillueshme edhe kur jeni duke bere një jete monogame. Shume patologji te tilla mbeten te pa diagnostikuara prej vitesh. Madje edhe virusi HIV mund te qëndrojë ne gjendje letargjike për me shume se dhjete vite ne organizëm dhe pa dhënë simptoma te sëmundjes.

3. Indeksi trupor. Kjo analize na lejon te përcaktojmë masën e shëndoshjes sonë. E quajtur ndryshe edhe BMI, Body Mass Index, kjo përfaqëson një përmasë si marrëdhënie mes gjatësisë dhe peshës. Edhe pse kjo përmasë nuk është shume e sakte, shume mjeke e vlerësojnë atë pasi na nxit t marrim masa dhe aplikojmë forma te ndryshme diete, apo regjimi jetese për te shkuar ne norme. Përgjithësisht, kur ky raport është ndërmjet 1.8 dhe 2.2, kjo vlerë mund te konsiderohet normale.

4. Kolesteroli. Këshillohet qe niveli i kolesterolit te matet një here ne gjashte vjet, menjëherë pas moshës 20 vjeçare. Meshkujt janë me te rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare se sa femrat, dhe këtu kolesteroli luan një rol te madh, dhe për ata meshkuj qe janë mbi peshe, pinë duhan, apo kane tension te larte, kjo analize duhet te behet edhe me shpesh.

5. Tensioni arterial. Fatmirësisht është lehtësisht i realizueshëm, por po aq i rëndësishëm sa edhe testi i kolesterolit. Matja e tensionit arterial rekomandohet te kryet qe pas moshës 18 vjeçare. Parametrat normale te tij janë 120 me 80.

6. Skopi e Kolonit. (Colonoscopy) Pas moshës 50 vjeçare veçanërisht tek meshkujt rritet mundësia e prekjes prej tumorit te klonit (Zorrës se trashe). Duke qene paksa e vështirë si metodologji dhe praktike, shpesh anashkalohet. Këshillohet një here ne dhjete vjet.

7. Ekzaminim i Prostatës. Gjëndra e prostatës është mashkullore dhe rrjedhimisht kjo analize behet vetëm tek meshkujt. Këshillohet te behet pas moshës 50 vjeçare. Gjithsesi, ne shumicën e rasteve është një analize qe behet edhe kjo, ashtu si dhe colonocopy, me rekomandimin e doktorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button