Pse na duhet të pyesim turpin e botës?

Refik Vejseli shqiptar nga rrethi i Krujës.

Në vitin 1941 në Novi Sad ka strehuar dhe shpëtuar një familje hebreje nga nazifashistët dhe sërbët.

Sot në Berlin të Gjermanisë një shkollë e tërë mban emrin e Tij.

Për veprën heroike, për dëshirën ndaj lirisë, humanizmit dhe solidaritetit krenohen gjermanët, hebrejët, shqiptarët dhe gjithë ata që fëmijët e tyre mësojnë në këtë shkollë.

Është për tu habitur !!!

Pse duhet ta pyes një shpirt zi, një ugur zi, një zemër nacist Nikolla Gruevski për emrat e heronjve të kombit tim, të popullit tim, të atyre emrave të cilët edhe jetën e fallen në emër të së mirës së përgjithëshme të shoqërisë sonë ?

Kush duhet të vlersoj guximin, trimërinë e heronjve tanë që nga periudhat e hershme dhe ato të fundit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ?

Akoma në shtetin tone paska njerëz prej shokëve të Mosha Pijades, Josip Broz Titos, Millosheviqit, Ratko Mladiçit, Karaxhiqit, Arkanit, Sheshelit, Lube Boshkovskit, Lubomir Frçkovskit, Çokrevskit dhe ku ta dij se kuj tjetër për t’i kërkuar leje për ndryshimin e emrave të shkollave me ideologji staliniste ?

Pse duhet të pyes turpin e botës se me cilët emra do të krenohen fëmijët tanë?

13 Gushti duhet të llogaritet dita e një shteti të ri, shtet i përbashkët me institucione të shëndosha dhe pa pozitë inferioriteti. Datë që shumë shkilla dhe rrugë në tërë Maqedoninë duhet të mbajnë këtë emër.

Çdo veprim ndryshe është baltë mbi shkabën, turp mbi emblemën e UÇK-së dhe tradhti mbi dëshmorët e rënë.

Edhe publikisht u drejtohemi duke ju lutur sot që mos ju etiketojm nesër.

Sa më shpejt të fillohet me:

“NDRYSHIM PLOTËSIMIN E KUSHTETUTËS”.

Çdo zhagitje e saj është dëshmi e kompromisit me armikun e brendshëm.

Kompromisi me armikun është e barabartë me TRADHËTI.

Asnjëher mos prisni që pala sllavomaqedone t’Ju falenderohet për ndihmën dhe përkrahjen që ia jepni.

Gjithmon për ata mbeteni vetëm “Gllupi shiptari”

Andaj ktheni kokën nga të vdekurit e tanë dhe të gjallët në prag të vdekjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button