Shpërthen pak pas nisjes nga toka raketa e NASA-s me 2.2 ton (Video)

Një raketë e lëshuar nga NASA ka shpërthyer pak pasi u ngrit nga toka në Virxhinia.

Raketa tentoi të nisej për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës por ka shpërthyer 6 sekonda nga momenti i nisjes.

Mësohet se raketa ishte pa pilot ndërsa do transportonte rreth 2.2 ton furnizime e materiale shkencore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

NASA ka thënë se raketa u nis normalisht dhe nuk kishte shfaqur ndonje defekt. Një grup ekspertësh po hetojnë për ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button