Buzhala e quan djalë të mirë Urtakun edhe pse ai bëri skandal të paparë

Ministria e Punëve të Jashtme do të themelojë edhe një komision tjetër për të hetuar veprimet skandaloze të zëvendësambasadorit Urtak Hamiti në Zagreb. Për Hamitin, që u arrestua në gjendje të dehur në mes të Zagrebit nga policia kroate, pasi thuhet të ketë terrorizuar kryeqytetin kroat, komisioni do të nisë punën nga e hëna.  

Prishtinës zyrtare i erdhi një letër proteste nga Zagrebi për sjelljet e tij jodinjitoze dhe joprofesionale të Hamitit, me ç’rast ministri Hoxhaj mori vendimin për ta tërhequr nga atje.  

Veprimet e Urtakut nuk pranoi të komentojnë babai i tij, njëherësh nënkryetar i LDK-së e i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti. Gjithashtu as ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, gjatë mandatit të të cilit zv. ambasadori nisi karrierën diplomatike, nuk iu përgjigj thirrjeve të KTV-së për të marrë një koment nga ai. 

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Berat Buzhala, për rastin është shprehur në Facebook, ku ndër të tjera tha se vazhdon ta vlerësojë si djalë të mirë zëvendësambasadorin Hamiti, pavarësisht se nuk ka treguar sjellje të hijshme. 

E Shpend Kursani nga instituti KIPRED, në anën tjetër, nuk e sheh me sy të njëjtë veprimin e zv. ambasadorit, ndërsa thotë se pas edhe këtij skandali të radhës në Ministrinë e Jashtme, kryediplomati Hoxhaj duhet të japë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button